Po bën bujë me albumin e ri, Mozzik ka një mesazh për fansat

0
512

Mozzik është padyshim reperi më i suksesshëm i kësaj vere. Një ditë më parë, ai publikoi albumin e shumëpritur të titulluar “MozzArt”, i cili përmban 20 këngë, mes të cilave edhe një dedikim pë vajzën e tij. Hana.

Reperi ka marrë mbështetje të madhe dhe komente pozitive nga fansat, të cilët i ka falenderuar publikisht për përkrahjen. Përmes një postimi në Instastory, reperi shkruan: “Sot jom gzushëm, jom mërzitshëm, jom krejt nga pak… mu kan përzier edhe emocionet shumë..Faleminderit shumë njerëz të mirë..çdo mesazh po lexoj.. Ju përqafoj të gjithëve.”

Kujtojmë që Mozzik para publikimit të albumit solli tre këngë, njëra prej të cilëve në bashkëpunim me Kidën. “Paranoja-Pishman” ishte kënga që e renditi reperin në listën e artistëve më të dëgjuar përgjatë Korrikut. Ndërkohë, dhe “Madonna” dhe “Baby” që janë pjesë e albumit u pëlqyen shumë nga publiku.

Pavarësisht kritikave që mori “Madonna”, për shkak të përmbajtjes së tekstit, kënga arriti të korrë një sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë më shumë se 17 milion klikime një muaj pas publikimit. /abcnews.al/

Leave a Reply