“Për ju debila”, Stresit s’i del e keqja me mediet, sqaron një herë e mirë largimin nga Shqipëria: S’e ndërroj venin tim (FOTO)

0
42

Stresi ka shpërthyer keq ndaj mediave, që ditën e djeshme shkruajtën për largimin e tij përfundimtar nga Shqipëria.

Reperi, Arkimed Lushaj ditën e djeshme u përfol për një largim përfundimtar nga Shqipëria, drejt Prishtinës, por duket s’e lajmi nuk është i vërtetë. Vetë Stresi ka hedhur poshtë lajmin e transferimit drejt Kosovës, dhe ka shpjeguar se është zhvendosur përkohësisht, në realizimin e një klipi.

“Ni spjegim t’vogël: Nuk e kom ndrru as nuk e ndrroj venin ku jom rrit. Për ju debila që s’dini qka shkruni. Thjesht po merrem me albumin, kongt e reja, videot e reja. Dhe do ndryshojm lojën ta bojm më interesante. Kjo arrihet në punë, serjozitet dhe përkushtim, dhe me vllazni. Flm për krejt mediat dhe komentuesat, me respekt Stresi”- ka shkruar reperi në rrjete sociale.  

Me sa duket Stresi as nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria, por po përgatit një surprizë të madhe për të gjithë fansat e tij, për të risjellë muzikë të mirë.

Postimi i Stresit në rrjete sociale.

Leave a Reply