Pasi i zbuluan ‘pa dashje’ partnerin, Kejvina Kthella merr vendimin e papritur

0
108

Modelja, Kejvina Kthella ka qenë duke pushuar në Bodrum të Turqisë këto ditë ku dhe është gjendur në një situatë të vështirë pasi vendi turistik është përfshirë nga zjarret masive.

Ajo ka qenë duke pushuar me të dashurin e saj misterioz të cilin deri më tani nuk ka dashur ta bëj publik, por mesa duket këto plane ju prishën nga këngëtarja serbe, Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kthellën dhe e ka xhiruar atë në momente paniku në praninë e partnerit.

Ndërkohë që këto pamje bën xhiron e rrjetit, Kejvina ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka vendosur se për një periudhë të pacaktuar do të qëndrojë larg Instagramit, sepse ka nevojë të qetësojë mendjen e shpirtin. Ajo nuk ka shkruar asnjë fjalë në lidhje me lajmet për partnerin, sepse mesa duket dëshiron që këtë moment ta kalojë në heshtje dhe të harrohet sa më shpejt.

Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhë pasi kam nevoj të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, shkruan Kejvina në një postim në Instagram.

Leave a Reply