Pas ndarjes së bujshme, Robert Berisha i dedikon këngë Norës

0
27

Kaluan tashmë muaj nga ndarja e bujshme e Nora Istrefit dhe Robert Berishës mirëpo dyshja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë të komentuar për jetën private.

Robert Berisha do të jetë pjesë e “Festivalit të RTSH” dhe ka vendosur që të konkurrojë me një këngë dedikuar ish-partneres së tij, Norës.

“Rtsh.al” bën të ditur se kënga e Robertit ka një tekst romantik dhe muzikë të ndjerë.

Na mbetet të presim derisa të fillojë festivali për të dëgjuar edhe dedikimin e Robertit ndaj Norës.

Kujtojmë që Roberti pak kohë më parë tregoi që ai dhe Nora ruajnë një raport shumë të mirë pas ndarjes.

Madje këngëtari la të kuptohej se në të ardhmen mund të ketë edhe një rikthim.

Leave a Reply