Pak para sesa të bëhen prindër flet Fero: Jemi të lumtur që presim vajzë

0
269

Bukuroshja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero kanë dhën së fundmi një intervistë përpara sesa të bëhën zyrtarisht prindër.

U përfol se mund të kishte ardhur në jetë vogëlushja sepse munguan postimet e të dyve së fundmi në Instagram por Arbenita komfiromoi me një video ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur:

Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar”, shkroi ajo.

Ndërkohë në intervistën e dhënë çifti ka rrëfyer për herë të parë për këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre. Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.

Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, u shpreh reperi.

Arbenita foli për komplikacionet që kanë gratë shtatëzanë:

Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë.

Çifti kanë dëshirë të kenë shumë fëmijë, me shaka thanë që do bëjnë një ekip futbolli sepse të dy i kanë qejf fëmijët. Për sa i përket, vendit ku do ta rrisin vajzën kanë menduar se Gjermani është vendi i duhur.

Leave a Reply