Pajtimi i zbuloi “sekretin”, Fifi-Granitit: Ti jashtë je shumë ndryshe

0
334

Raportet mes Fifit dhe Granitit duket se janë në rregull, pas emisionit të kalur ku ish-e dashura i dërgoi atij një letër.

Ata vazhdojnë të qëndrojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vahzdojnë diskutimet mes tyre. Siç duket, Pajtimi i ka zbuluar “sekretin” Granitit dhe i ka treguar Fifit që ai jashtë është shumë ndryshe. Graniti ka vënë në dukje se sjellja e tij është ndryshe Brenda, pasi banorët e tjerë kanë filluar ta ironizojnë dhe i duket sikur është i padëshiruar.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Mbrëmë kur fola me Pajtimin më tha që ti jashtë je shumë ndryshe. Je tip, bën hajgare, nuk është se veç qesh ti, bën muhabet, je i qetë.

Graniti: Pse po të duket që jam i mbyllur këtu?

Fifi: Ndoshta pse çfarëdo që mundesh me thënë, ti mundesh me ta keqkuptu.

Graniti: Po ti a e ke pa tash, me shumicën që po më eliminojnë, që më shohin si me ironi…

Fifi: Po më duket që ke harruar që kemi ardhur në lojë, nuk kanë për të më nominuar nesër

Graniti: Jo, s’je duke kuptuar

Fifi: Domethënë po të nominojnë se…

Graniti: Jo, jo, jo…nuk është veç te nominimi, se sa ty të ironizojnë me një fjalë apo…je i padëshiruar.

Fifi: Po edhe Semi ka qenë tre javë e nominuar

Graniti: Mirë, tash shpëtoi Semi, tash u largua prej asaj.

Leave a Reply