Olti Curri ironizon me Alketa Vejsiun, “Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm”

0
488

Olti Curri ka thumbuar moderatoren.

Alketa Vejsiu ka postuar një shkrim motivues në Instagram, ose më saktë një mendim në formën e një shkrimi, ku tregon për të gjithë vajzat që e ndjekin cili është “sekreti i bukurisë”.

Ndër të tjera ajo thotë se të jesh e bukur shkon përtej buzëve të fryra, fotove të Instagram-it dhe botës fallco që media dixhitale servir. Për të bukuria shihet tek dija, aftësia krijuese apo cilësitë e mira që ka cilado prej vajzave.

Blogeri Olti Curri ka nxjerrë një lajm që është bërë pikërisht nga shkrimi i moderatores, i cili në titull ka frazën: “Alketa del kundër standarteve të bukurisë…”

Bashkangjitur me të Olti ironizon shkrimin:

“Ka shumë të drejtë. Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm që para se të të bëj anestezinë, lexon sms-në që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy-paste si Tuna”.

Leave a Reply