“O ba na prishe veshin”/ Ermal Fejzullahu ‘vuan’ me fëmijët, nuk i pëlqejnë asnjë këngë: Me disa edhe qajnë…

0
455

Ermal Fejzullahu gjatë një interviste të dhënë ditën e some është pyetur se nëse fëmijët e tij ia pëlqejnë këngët. Këngëtari u tregua i sinqertë duke thënë se disa po e disa jo madje here pas here edhe qajnë me këngët e tij.

‘Ka këngë që unë i kam bo për komerciale dhe ato thonë o ba kto ta prishin veshin. Ka këngë që i këndojnë dhe qajnë kur i këndojnë’– tregoi Ermali.

Më tej ai u shpreh se ka dëshirë që të ketë më shumë fëmijë, pasi është dhe tradicional dhe do donte që kur të kthehej në shtëpi ta shihte të mbushur me to.

Unë jam me të kalumen, ku ka ma mirë se kur shikon shumë fëmijë. Për qejf temin dhe 6 fëmijë i kisha bo’.

Gjithashtu ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është bashkëshortja Ariana: Çelësi i suksesit tim është Ariana, ajo në çdo situatë ka qenë shoqja dhe njeriu më i afërt. E falenderoj për çdo gjë që ka bo në jetë për mu”, tregoi Fejzullahu.

I pyetur për lajmin që qarkullon për një bashkëpunim me këngëtaren Fifi, këngëtari nuk e kundërshtoi, ndërsa u shpreh i gatshme, për realizimin e një kënge.

Leave a Reply