Nuk zënë mend! Monika dhe Fifi bëjnë gati planin për ‘lojën 2’ brenda ‘BBV’

0
297

Loja e parë e bërë nga Monika dhe Fifi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, zgjoi shumë debate dhe konflikte mes banorëve. Duket se këto të dyja do vijojnë sërish me lojëra të tjera.

Monika i ka kërkuar produksionit leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses. Më pas, Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve për të nisur menjëherë me vënien në zbatim të këtij plani.

Disa ditë më parë teksa diskutonte rreth kësaj loje me Fifin, ato thanë se do fshehin edhe sheqerin pasi Semi e pi kafen me sheqer. Mbetet për t’u parë si do të shkojë kësaj here kjo lojë.

Leave a Reply