Nuk pranon ta quajnë kosovar, revoltohet babai i Dua Lipës: “Jam shqiptar i Kosovës”

0
474

Babai i këngëtares shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa është revoltuar me të gjithë personat që përdorin termin “kosovarë”.

Teksa ka qenë i ftuar në “A Show”, ai ka ngritur këtë shqetësim. Ai ka deklaruar se nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës, duke kritikuar kështu termin e përdorur thuajse nga të gjithë.

Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjini.

Në këtë mënyrë, familja Lipa kanë shprehur edhe një herë krenarinë për vendin e origjinës. Dukagjini është mbështetësi më i madh i Duas, njëkohësisht edhe iniciator për përfshirjen e së bijës në muzikë.

Dukagjini së fundmi është përfshirë në një artikull dedikuar baballarëve më të pashëm të personave të famshëm nga ndërkombëtarja “The Sun”, duke e cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse.

Leave a Reply