Nuk mund ta refuzonte këtë këngëtare, Rozana Radi rikthehet bujshëm në ‘Këngën Magjike’ (Foto)

0
32

Rozana Radi do të rikthehet këtë vit në “Kënga Magjike”, si tekstshkruese. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rozana me disa postime në Instagram ku shkruan se nuk mund ta refuzonte Marsela Çibukajn.

“Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter shumë të fortë artistik si Marsela Çibukaj me rikthehu pas 1 viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’. A mundet një kompozitor a një tekstshkrues të refuzojë një zë si Marsela? E dua shumë këtë artiste dhe më besoni që i kam dhënë shpirtin në këtë këngë, shkruan Rozana.

“Ndonjëherë në dashuri është më mirë të ndahesh se sa të mos ishe njohur kurrë”, shton këngëtarja duke zbuluar kështu për çfarë do flasë kjo këngë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Leave a Reply