”Nuk është dashuri e zakonshme”/ E vetme në rrugët e Prishtinës, Ronela Hajati dëgjon këngën e trishtë. E lënduar pas ndarjes nga Young Zerka?

0
505

Ronela Hajati pak kohë më parë konfirmoi se i ka dhënë fund marrëdhënies me Young Zerka mirëpo duket se nuk e paska përballuar dhe aq mirë ndarjen.

Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi një video në instastory teksa udhëtonte me makinë në rrugët e Prishtinës nën tingujt e këngës melankolike “No ordinary love” që në shqip do të thotë ‘Nuk është dashuri e zakonshme’.

Ndërsa në përshkrimin e videos shkroi: “Bosh”.

Ronela Hajati- instastory

Teksa ishte e ftuar në “Prive”, këngëtarja e njohur shqiptare tregoi se fokusi i vetëm i saj në këto momente është puna, madje edhe kur është duke fjetur mendon për të. Ajo deklaroi gjithashtu se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”, u shpreh ajo.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja ka paralajmëruar hitet që pritet të sjellë këtë verë, ndërsa ka zbuluar se kënga e parë do të titullohet “Aventura”.

Leave a Reply