Nora me Robertin tradhtuan njëri-tjetrin, Tuna me Patrisin forcojnë lidhjen! Këngëtarja merr mbiemrin Berisha (FOTO)

0
68

Këngëtarja Altuna Sejdiu dhe Patris Berisha, pas ndarjes me Norën dhe Robertin, u përfolën për një krizë në çift. Por, Tuna e mohoi menjëherë këtë gjë dhe reagoi në profilin e saj në rrjete sociale.

Megjithatë ditën e djeshme këngëtarja i ka mbyllur të gjithë gojët ‘e liga’ dhe ka vënë mbiemrin Berisha në profilin e saj zyrtar në rrjete sociale. Sapo hapim faqen e këngëtares lexojmë: Altuna (Sejdi) Berisha.

Këngëtarja e bëri të qartë, që jo vetëm nuk është ndarë nga Patrisi, por lidhja mes tyre është përforcuar. Për fat të keq nuk ndodhi e njëjta gjë me kunatin e saj Robert Berishën, i cili i dha fund lidhjes me Nora Berishën, dhe si shkak u përfol tradhtia në çift.

Profili i Tuna Sejdiut me mbiemrin Berisha.

(R.L/Dosja.al)

Leave a Reply