Noizy këshillon Stresin: Mos u bëj kurban për politikën

0
238

Reperi Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj pasi i kanë dhënë fund armiqësisë, duket se tani po përkrahin njëri-tjetrin. Përveç postimeve në Instagram duke promovuar sukseset e njëri-tjetrit së fundmi Noizy i ftuar në “Why?Not” në RTV Ora e ka këshilluar Stresin.

Duke qenë se reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stres njihet për përfshirjen e tij në politikë, Noizy e ka këshilluar të qëndrojë lagr problemve duke iu referuar edhe shoqërimit të Stresit në polici për protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

‘Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika.  Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët  se ja ku përfundon. Do i kisha sugjeruar se si  artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi,-tha Noizy.

Reperi Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit që lamë pas. Dyshja i lënë pas mëritë mes tyre, ku Noizy u shpreh se nëse s’do jenë shokë, të paktën të mos jenë armiq.

Leave a Reply