Njihuni me vajzen nga Prizreni që ngjanë me Rihannen

0
1501

Në shikim të parë, duket sikur para vetes ke këngëtaren e njohur me famë botërore, Rihanna. Por, jo!

Në fakt ajo i ngjanë Rihannës. Bëhet fjalë për Rreze Bekteshi nga Prizreni, e cila tashmë është e njohur për publikun shqiptar, shkruan 04 Online.

Rrezja që në moshën 9 vjeçare ishte pjesë e “The Voice of Albania Kids”, e cila kishte arritur deri në finale. Por, rrugëtimi i saj në botën e muzikës nuk kishte marrë fund këtu. Rrezja, është duke vazhduar shkollën e mesme të muzikës, e cila deri më tani është treguar një pianiste e suksesshme.
Lirisht mund të themi se kemi të bëjmë me një artiste të kompletuar, e cila synon një rrugëtim serioz e të sigurtë në muzikë.

Madje ajo vlerësohet se i takon kategorisë së Dua Lipës e Rita Orës. Ajo është vetëm 17 vjeçare, kurse ofertat nga grupet e ndryshme muzikore në Kosovë nuk mungojnë.

Siç ka mësuar 04 Online, Rrezja shumë shpejt pritet të nënshkruaj kontratën për të bërë hapin e saj të parë në muzikën profesioniste, ku hitet muzikore do të jenë të pashmangshme.

Ju kujtojmë se Rrezja është vajza e ish ministrit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, i cili është duke i dhënë mbështetje të madhe në rrugëtimin e saj në botën e muzikës.

“Gjeni ndryshimin midis vajzës time dhe Rihanna-s”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, duke dhënë sinjale të qarta se përveç ngjashmërisë së vajzës së tij me këngëtaren e njohur botërore, sikur po paralajmëron se Rrezja së shpejti do të na befasojë në fushën e muzikës.
Jemi në pritje!/04 Online

Fotografia e Afrim Bekteshi
Rreze Bekteshi

Leave a Reply