Një romancë e re po lind mes këngëtares së njohur dhe Canës (Foto)

0
280

Nuk është Lorik Cana, por është ish futbollist dhe mban mbiemrin e ish kapitenit legjendar të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Granit Cana, që ka luajtur futboll me disa skuadra në Kosovë dhe prej dy vitesh është tërhequr, ndërsa këtë muaj është bërë pjesë e “reality show”-t më të suksesshëm shqiptar, Big Brother Albania Vip.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Cana është afruar ndjeshëm me këngëtaren Filloreta Raçi, e cila gjithashtu është pjesë e shtëpisë, ndërsa vetë protagonistët kanë pranuar se bëhet fjalë për diçka më shumë se një miqësi e thjeshtë.

“Në ato momentet më të vështira brenda shtëpisë, Fifi më është afruar, më është gjendur e më ka qëndruar pranë. E kemi gjuhën të përbashkët, mendimet të njëjta dhe ndoshta edhe po lind diçka mes nesh”, deklaroi Graniti.

Leave a Reply