Ndahen Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi? Provat që ngrenë dyshime

0
414

Artistët e mirënjohur shqiptarë, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi nuk e ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale, gjë kjo që ka shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Çifti i mirënjohur shqiptar, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, të cilët u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth katër vite më parë mendohen t’i kenë dhënë fund martesës së tyre. Aludimet nisën pasi artistët nuk e ndjekin më njëri tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

Shpëtim Saraçi prej kohësh është kthyer në Shqipëri ku ushtron profesionin e tij, duke bashkëpunuar me artistë të shumtë, ndërsa Mira Konçi vijon të jetojë në New York bashkë me Erën, vajzën e tyre. Vihet re gjithashtu që çifti nuk kanë asnjë foto së bashku në rrjete sociale, gjë kjo që shton dyshimet për një ndarje të mundshme. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende prej tyre.

Leave a Reply