Mozzik shton dyshimet me postimet e fundit në Instagram, a është rikthyer me Loredanën?

0
94

Pak javë më parë, Mozzik hodhi poshtë spekulimet që qarkullonin prej kohësh se është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ndodhte një gjë e tillë.

Por pas publikimit të pjesës së dytë të dokumentarit të Loredanës, ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Por, pak ditë më parë Mozzik publikoi në Instagram dy çiftet e famshëm Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, i cili ka bërë dhe dy këngë me Loredanën me të njëjtët tituj. Kjo është parë si një konfirmim nga ana e reperit se ata janë bashkuar, ndryshe nga çfarë pohoi ai gjatë intervistës për Prive.


foto ilustruese

Dyshimet se janë bashkë i ka shtuar  akoma më shumë  me një thënie që ka publikuar pak çaste më parë në Instagram.

foto ilustruese

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”,- thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik.

postimi i mozzik

Leave a Reply