Mozzik: Paraja është gjuha ime

0
431

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë verë ka shijuar suksese të shumta me këngët e albumit të tij më të ri, “Mozzart”.

Me gjithë pamundësinë për të mbajtur koncerte shkaku i pandemisë COVID-19, reperi u tregua i afërt me fansat duke i vizituar ata nëpër qytete, deri në momentin që Policia e Kosovës ndërpreu aksionin e tij.

Mozzik përndryshe vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.https://www.instagram.com/p/CEl0Eq8FWLy/embed/captioned/?cr=1&v=12&wp=500&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fmozzik-paraja-eshte-gjuha-ime%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2413.139999996929%2C%22ls%22%3A1668.2049999981245%2C%22le%22%3A1755.3599999992002%7D

Vetëm në rrjetin social Instagram, reperi nga Ferizaj ndiqet nga mbi 1.5 milion persona.

Në vazhdën e postimeve të zakonshme nga jeta e përditshme, 24-vjeçari publikoi së fundmi për fansat një tjetër fotografi, ku shfaqej duke pozuar me telefon në dorë me veturën e tipit “Mercedes” në prapavijë.https://www.instagram.com/p/CErlohAlqNZ/embed/captioned/?cr=1&v=12&wp=500&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fmozzik-paraja-eshte-gjuha-ime%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A2429.104999999254%2C%22ls%22%3A1668.2049999981245%2C%22le%22%3A1755.3599999992002%7D

“Paraja është gjuha ime”, shkroi ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke iu referuar kështu jetën luksoze që bën.

Pak javë më parë, Mozzik ka vizituar të rinjtë e Shërbimit Korrektues, ku u ka shpërndarë atyre albumin e tij më të ri dhuratë. /Telegrafi/

Leave a Reply