Mozzik më në fund përgjigjet për lajmin rreth ndarjes nga Loredana!

0
88

Ka një javë që në mediat rozë po përflitet për ndarjen e Mozzikut dhe Loredanës, shkruan GazetaBlic transmeton 04 Online.

Dyshja ka kohë që sjanë parë së bashku,madje as postime në rrjete sociale nuk kanë publikuar.

Ajo që shtoi dhe më shumë dyshimet ishte kënga e Loredanës me reperin Mero ku Mozzik nuk u pa në xhirimet e klipit, madje as nuk e shpërndau atë në llogaritë e tij.

Mirëpo duket se çifti ka kaluar krizën që kishin, pasi më në fund Mozzik ka publikuar një fotografi me Loredanën, e shkëputur nga xhirimet e këngës së saj të re e cila do të lansohet nesër.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana ka vite që janë në lidhje dashurie dhe tashmë kanë një vajzë të quajtur Hana.

Leave a Reply