“Mos u ngopshi”, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu pas akuzave të Diana Ziut: Ishte fitore e paster, pastaj (FOTO)

0
72

Ditët e fundit në mediat rozë ka bërë bujë reagimi i sinqertë e njëkohësisht i ashpër, i kompozitores së njohur Diana Ziu, e cila tregoi se kënga e saj nuk u pranua në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, si dhe u fol për ‘pazare’ të bëra për këngët pjesmarrëse, ku supozohet që artistja fituese të jetë vendosur që tani. E bëhet fjalë për Elvana Gjatën, por megjithatë mbetet për t’u parë.

E sipas saj ajo që nuk ia ka pranuar këngën është regjizorja e shumë përfolur, Vera Grbocka, ose ‘shoqja Vera’ si siç i drejtohej ndryshe me ironi kompozitorja.

Ndërkohë edhe pse rrjeti e mediat zienin me lajme për Grabockën dhe moderatoren Alketa Vejsiu, duke qenë se të dyja po organizojnë këtë festival, asnjëra nga të dyja nuk doli me një reagim.

Megjithatë ditën e sotme përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje moderatorja Vejsiu.

Nuk ka folur pikërisht drejtuar kauzës që ngriti Diana Ziu por teksa u është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave ajo është shprehur se do të ketë me patjetër meritokraci.

Komentuesi: Të ketë meritokraci.

Alketa Vejsiu: Të siguroj për këtë.

Komentuesi: Presim të shikojmë korrektësi që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua.

Alketa Vejsiu: Patjetër, fitore me meritë.

Në një farë mënyre ky është një reagim që Alketa ka bërë kundër Ziut, në përgjigje të trasparencës që ka ky Festival.

Leave a Reply