‘Mos ma ngrit mua zërin’, Mihrije Braha tregon skenën me epike në karantinë me Naimin

0
429

Artistja e njohur, Mihrije Braha ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’, ku ka treguar se si ka shkuar kjo periudhë karantinimi për të.

Braha ka pohuar se ka luajtur rolin e psikologes gjithë këto kohë, duke u treguar shumë e kujdesshme me partnerin dhe djalin e saj.

Megjithatë Mihrije tregoi duke qeshur dhe një nga situatat që i ka ndodhur me Abazin, teksa ai i ka bërtitur për çajin e përgatitur.

Këngëtarja ka treguar duke qeshur se aty e mori situatën në dorë duke iu drejtuar:

“Mos ma ngri mua zërin”.

Braha e ka ndarë këtë detaj mes të qeshurave, duke shtuar se dashuria midis tyre në këtë periudhë nuk ka munguar.

Ajo tregoi po ashtu se për shkak të qëndrimit të gjatë në shtëpi, ka shtuar 7 kilogramë më shumë dhe se tani duket edhe më tërheqëse.

Braha prezantoi gjithashtu projektin e saj më të fundit muzikor, realizimin e të cilit nuk e kishte penguar as pandemia e ‘Covid-19’.

Leave a Reply