Morena Taraku nis romancë me këngëtarin turk, ish-gruaja e tij akuzon: Marre!

0
156

Këngëtarja Morena Taraku, ka qenë kryefajala e mediave rozë në Turqi, ditëve të fundit. Ajo përflitet për një lidhje dashurie me këngëtarin 43-vjeçar, Berdan Mardini, i cili ka qënë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Mediat turke, një prej tyre ‘Hurrieyet’ nis artikullin kushtuar këngëtares shqiptare, duke bërë një prezantim se kush është Morena, e dashura e re e këngëtarit.

Vetë këngëtari e ka pranuar romancën me Morenën gjatë një transmetimi live. Mirëpo deklarata e tij nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e tij e cila e ka akuzuar se nuk po kujdeset për fëmijët e tyre, të cilët ishin fyt i dashurisë së tyre 10-vjeçare.

Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, ata fëmijë që janë të ndarë nga nëna, në moshën shkollore, nuk zgjohet dhe i ndanë përvojat e tij me një grua tjetër në rrjetet sociale. Nga këtu është e qartë që nuk të intereson për psikologjinë e femijëve, sigurisht që je beqar dhe mund ta kesh dikë në jetën tënde, por mendo për fëmijët dhe mos ua fut këto gjëra në sy atyre. Marre, shumë marre!”, ka shkruar ish bashkëshortja e këngëtarit turk.

Morena organizoi ditëlindjen e 43-të të Mardinit, duke konfirmuar romancën mes çiftit.

Leave a Reply