Morena mbron publikisht Fifin

0
300

Fifi prej më shumë se një muaji po jeton në “Big Brother VIP Albania”. Teksa zhvillohen dinamikat në shtëpi, mes debateve të shpeshta, ka rënë në sy fakti që ajo preket shumë shpejt. Shumë e kanë kritikuar, por ka dhe nga ata që e kanë mbështetur. Publikisht këtë e bëri edhe Morena Taraku një nga mikeshat e saj.

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare përmes një mesazhi të gjatë në Instagram ka folur për Fifin duke i dalë në mbrojtje. Morena shkruan se e kupton plotësisht, pasi një eksperiencë të ngjashme e ka kaluar vetë gjatë qëndrimit në “VIP Shpija” që u organizua dikur në Kosovë.

“Dita brenda është e gjatë, e dimë vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një spektakli, sepse 24 orë brenda janë sikur 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat e njerëzit që nuk njohim aty, dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa lëndon tjetrin…”, shkruan Morena ndër të tjera.

Image

Ndërsa në vazhdim tregon se fakti që janë artistë, nuk i bën më pak të ndjeshëm, madje më shumë se njerëzit e thjeshtë.

Leave a Reply