“Metallica” në Prizren, nëpërmjet ekranit të madh

0
54

Katërshja e grupit “Metallica”, James Hatfield, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, nëpërmjet ekranit të madh do të vijnë më 9 tetor në Prizren.

“DokuKino” do të jetë në mesin e mbi 3 mijë kinemave në mbarë botën, që do ta sjellin përmes ekraneve versionin e xhiruar të koncertit, “Metallica & San Francisco Symphony: S&M2”. Është një mundësi që mijëra fansa rreth botës të përjetojnë koncertin “S&M2” të grupit “Metallica”, shoqëruar nga Simfonia e San Franciskos, që ishte mbajtur më 6 dhe 8 shtator të këtij viti në “Chase Center”. Dirigjuar nga Michael Tilson Thomas, 35 mijë njerëz kanë ndjekur këto dy koncerte të cilat ishin xhiruar për t’u paketuar në versionin filmik, e që do të shfaqet nëpër kinematë botërore njëkohësisht, më 9 tetor.

Për ta përjetuar koncertin 150-minutësh në këtë mënyrë, “DokuKino” tashmë i ka nxjerrë në shitje biletat.

“Përveç shikuesve, të cilët kanë marrë pjesë në San Francisko, askush tjetër nuk ka pasur mundësi që ta ndjekë koncertin. Prandaj janë obliguar dhe e kanë realizuar në versionin kinematografik, si film, që me e paraqit për publikun”, ka thënë menaxherja e “DokuKinos”, Valtida Shukriu.

Leave a Reply