Me tupana, valle e këngë shqipe Bebe Rexhës ia festojnë ditëlindjen e 30-të në Amerikë

0
59

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ak festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 30-të.

Ajo e shënoi këtë jubile me publikimin e një projekti muzikor, të titulluar “Not 20 Anymore”, që flet për njerëzit që i frikësohen të 30-tave, duke ndjerë se po plaken dhe po i tejkalojnë kënaqësitë që kanë shijuar në dekadën e të 20-ave.

Ndërkohë, këngëtarja tashmë 30-vjeçare e ka kremtuar ditëlindje pranë njerëzve të saj më të dashur: shoqërisë, stafit dhe familjes së saj të madhe në New York.

Fillimisht, ishin babai i saj, nëna dhe vëllai i vogël që ngjitën befas në mes të koncertit të saj të fundit, duke i dhuruar tortë me qirinj dhe uruar për 30-vjetorin.

Më pas, e gjithë familja Rexha kanë festuar së bashku me këngë e valle në shqip, ku nuk kanë munguar tupanat dhe plot instrumente tjera popullore.

Ndërkohë një ditë pas ditëlindjes së saj, më 31 gusht feston ditëlindjen mamaja e Bebe Rexhës, Bukurije Rexha.

Këngëtarja kishte vendosur që në ditëlindjen e të ëmës ta befasonte atë me një veturë luksoze, të cilën ajo e ka vozitur menjëherë pas festimeve.

Një video përmbledhëse e festimeve të dy ditëlindjeve e publikuar nga artistja Rexha në Instagram, sjell momentet kur e gjithë familja e saj festojnë së bashku.

“Ditëlindja e nënës sime është një ditë pas times – kështu që në festën time e befasova me një veturë. Atëherë ne festuam në stilin shqiptar”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Leave a Reply