Me fotot më të ëmbla, Hande dhe Kerem konfirmojnë lidhjen e dashurisë

0
416

Dy aktorët e serialit “Sen Çal Kapimi”, Hande Erçel dhe Kerem Bursin prej kohësh janë përfolur për një histori të vërtetë dashurie, jashtë ekranit.

Siç duket kjo është më se e vërtetë, pasi dyshja ndodhen me pushime në Maldive.

Ndonëse xhirimet e serialit kanë përfunduar ata po kalojnë kohë së bashku dhe këtë e kanë treguar me anë të postimeve në rrjete sociale.

Kerem ka publikuar një foto të Handes në Instastory, shoqëruar me një dedikim romantik.

“Një pamje e bukur, në një vend të bukur, me një grua të bukur”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, Hande ka publikuar një foto të aktorit buzë detit.

“Dhe ti, The B”, ka shkruar ajo krahas fotos, referuar emrit të Keremit në Instagram “The Bursin”.

Veprimet e dyshes janë parë si konfirmim i lidhjes së tyre.

Leave a Reply