Mc Kresha vendos të martohet në dhjetor, ja bukuroshja që i rrëm beu zemrën

0
486

Mc Kresha prej kohësh përflitet për një marrëdhënie në jetën e tij, por mediat nuk arritën asnjëherë të zbulonin pak më shumë rreth lidhjes dhe partneres së reperit.

Në 35-vjetorin e lindjes, Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur. Mirëpo së fundi, “Prive” ka siguruar disa foto të reperit me të dashurën e tij dhe ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm.

Sipas disa burimeve të sigurta, e dashura e reperit quhet Erzina dhe ata të dy do të martohen muajin e ardhshëm. “Mc Kresha dhe Erzina kanë shumë kohë bashkë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”, sipas të njëjtave burime. Thuhet se dasma e tyre do të jetë shumë private dhe vetëm miqtë e ngushtë të çiftit do të jenë të ftuar.

Është mësuar se më parë Erzina ka jetuar në Kanada dhe vitin e kaluar është rikthyer në Kosovë për punë dhe ndoshta prej atij momenti do të jetë njohur me reperin. Nga fotoja e publikuar deri tani në mediat e Kosovës, Erzina duket se është një vajzë mjaft simpatike dhe bashkë me Kreshën duken mjaft bukur për krah njëritjetrit.

Duke qenë se Kresha është një nga reperët, i cili i këndon dashurisë si një romantik i vërtetë, lind pyetja se cilat ishin kriteret që plotësoi partnerja e tij për të bërë për vete një artist të vërtetë si Kresha? Ajo është e bukur, bionde, e zgjuar, jo e famshme, serioze dhe shumë tip.

Me sa duket, një vajzë “cool” si Erzina ia prishi mendjen Kreshës, që më në fund t’i thotë “po” martesës. Kujtojmë që reperi pranoi publikisht se ishte i dashuruar përpara 2 javësh, kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në “Klanifornia”. Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik, në shtator festoi 35vjetorin. Reperi shtatlartë 1.93 cm është shprehur se pasionet e tij janë muzika dhe futbolli. Këngëtarja e tij e preferuar është Mary J Blige, ndërsa sportisti i preferuar Steven Gerrard. Në maj të 2008-ës ai mori pjesë me Snupa në “Top Fest 5”, me këngën “N’ks”. Kresha ka dhjetëra e dhjetëra hite, por përveç këngës “Era”, ka rrëmbyer zemrën e publikut me bashkëpunimin me Fifin në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Psikopatja jote” dhe klipin e fundit me Art Abazin, me titull “Enigmë”.

Leave a Reply