Luana Vjollca harxhon 15 mijë euro vetëm për veshjen në emision

0
65

Moderatorja e “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca ka shpenzuar rreth 15 mijë euro veshje për një natë në emision. Luana njihet për besnikërinë e saj ndaj brandit botëror “Alexsander McQueen” me të cilin e nisi këtë sezon të “Shiko kush luan”. Edhe mbrëmjen e djeshme në 28 nëntor për ditën e Flamurit ajo zgjodhi po të njëjtin brand për të dalë para ekranit.

Por sa ka kushtuar veshja e Moderatores në një natë të emisionit të saj?

Sipas faqes se Instagramit ” Shqip closet “, e cili merret me çmimet e veshjeve të personave të famshëm, veshja e Luana Vjollcës ka kushtuar në total 14,575 euro. Vetëm 14 mijë euro ka kushtuar fustani “Haute Couture SS22” nga Alexsander McQueen, ndërsa takat “Louboutin” që ka kombinuar me fustanin kanë kushtuar 575 euro.

Leave a Reply