Loredana Zefi publikon jetën me Mozzik, momentet që s’i keni parë ndonjëherë

0
345

Këngëtarja Loredana ka postuar sot pjesën e parë të dokumentarit në lidhje me jetën e saj përkrah reperit Mozzik. Në një postim në Instagram ajo ka publikuar një pjesë të lidhjes së saj më Mozzik. Në videon ata dy shihen shumë të afruar me njëri-tjetrin duke kanë shtuar dyshimet se janë rikthyer bashkë.

Në dokumentar Mozzik shprehet se mediat e kanë bërë ndarjen e tyre më të bujshme dhe e kanë zmadhur atë. Me tej, ai ka thënë se arsyeja që i ka mbajtur bashkë ata dy është se Loredana është ndryshe nga femrat e tjera.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë,” është shprehur Mozzik.

Ndërkohë që Loredana është shprehur se nuk do të ketë partner tjetër në jetën e saj pasi nuk mund të dojë dikë si Mozzik.

“Mendoj se ndoshta s’do kem më asnjë partner tjetër në jetën time,” tha ajo.

Në ditët në vijim Loredana pritet që të nxjerrë dhe 3 pjesët e tjera të dokumentarit dhe më pas do të publikoj albumin e saj të ri me emrin “Medusa”. Ajo gjithashu në hyrjen e albumit flet për jetën e saj pa Mozzik dhe për raportin që ka me të. Ndërkohë që në album Loredana do të ketë edhe një këngë me Mozzik.

Leave a Reply