Loredana Zefi publikon albumin e ri “Medusa”, tregon sesi shteti zvicerian ka ushtruar presion ndaj saj

0
464

Këngëtarja e njohur Loredana Zefi, së fundmi do të publikojë një album të ri me titullin Medusa. Këtë lajm e ka bërë me dije vet këngëtarja e cila përmes një postimi në Instagram ka publikuar intron e albumit, që është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të tij.

Gjithashtu ajo ka folur për përmbajtjen e albumit, duke zbuluar se aty shfaqen 18 muajit e fundit të jetës së saj.

Doja të thosha diçka, por nuk më lejohej të thosha asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës sime në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do kuptoni histornë time.”- ka shkruar Loredana.

Në intron e Medusas, Loredana tregon jeten e saj dhe vështrësit. Ajo e nis duke treguar sesi është bërë pjesë e gjithë titujve të gazetave dhe sesi shteti zvicerian ka ushtruar presion pavarësisht se ajo është një nënë beqare.

Brenda 9 orësh nga publikimi kënga ka marrë mbi 200 mijë klikime dhe komente të shumta nga fansa të saj që e mbështesin dhe nga ata që shprehen se Loredana po e përdor këtë projekt për t’u viktimizur.

Leave a Reply