Loredana nominohet për të tretën herë radhazi në ‘MTV Europe Awards’

0
254

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, është nominuar për të tretën herë në “MTV Europe Music Awards 2021”.

Ajo për dy vite radhazi është zgjedhur si “Performuesja më e mirë zvicerane”, teksa dhe këtë vit është nominuar në po të njëjtën kategori. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory duke i pyetur fansat nëse kanë votuar.

MTV EMA 2021 kësaj radhe do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena, Hungari.

Leave a Reply