Leonora Jakupi i del në mbrojtje diasporës: Pse po i sulmoni që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion, ne nuk jemi më të mirë se ata

0
46

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka bërë një reagim si rrallë herë në rrjetet sociale.

Ajo është shqetësuar nga komentet dhe kritikat e shumta kundrejt mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë për pushimet verore.

“Çka keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo parkohen keq s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne më mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brum i njëjtë? Lërini njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar diasporë”, ka shkruar Leonora në InstaStory.

Ky reagim i saj vjen pas dy rasteve të fundit të regjistruara në Shqipëri, ky dy bashkatdhetarë kanë tejkaluar limitin e shpejtësisë duke bërë gara mes vete, teksa një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një ditë më vonë.

Leonora Jakupi përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. /Telegrafi/

Leave a Reply