Lenë pas të shkuarën? Noizy dhe Getoar Selimi do të ndajnë të njëjtën skenë

0
469

Noizy dhe Getoar Selimi nuk kanë patur marrëdhënie të mira si reperë me njëri-tjetrin dhe kjo është vënë re përmes diss-eve që i kanë bërë vazhdimisht njëri tjetrit. Por duket se mosmarrëveshjet mund të lihen pas.

Në muajin Shtator, dy reperët do të ngjiten në të njëjtën skenë në Zvicër për të kënduar për fansat e tyre. Ata do të jenë të pranishëm në “Alba Festival” mes datave 4 e 5, një koncert që mbahet për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë.

Është hera e parë që dy reperët do të këndojnë në të njëjtin ambjent dhe kjo mund të bëhet shkas për një ‘miqësi’ mes tyre.

Leave a Reply