Labinot Tahiri i drejtohet policëve: Maskën ta mbaj kush të do, kem me vdek se kem me vdek

0
108

Labinot Tahiri ka reaguar sërish, por kësaj radhe ndaj policisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se nuk është i pajtimit për dënimet që i bëhen qytetarëve për maskat, pasi atë ta mbaj kush të dojë, pasi në një mënyrë apo tjetër do të vdesim.

Ai tutje ka shkruar se ata do duhej të merreshin me dilerat e drogës nëpër shkolla.

Statusi i plotë:

Të nderuar polic!
Respekti për ju nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj kurrë.

I nderuar polic, veç dy fjalë i kam për ju, duke e marrur parasysh që nuk keni faj ju, por qeveria.Mos i gjunjëzoni qytetarët në mungesë të maskave, se është shenjë e keqe i nderuari Polic!
Keni punë më të meqme se sa kjo!

E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC!

Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!
Maskën le ta mbaj kush të do, ama jo me vendime e denime!Kem me vdek se kem me vdek.Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!

Donalt Tramp, nuk e ka obliguar qytetarin me e vendos maskën, sepse Amerika e din se sa punëtori ka mbet jashtë pa punë, edhe me i obligu me maska e me shifra dhe denime me burgje është e turpshme !

E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisê, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë.

Edhe unë mund të vdes ndoshta nesër ose ndonjë anëtarë i familjes nga ndonjë virus, ama puna e maskës ëshë tepër vendim FËMIJËRORË dhe jashtëzakonisht nënçmues për njerëzit e vendit tonë dhe familjet e juaja i nderuar polic!

Zoti ju ndihmoftë.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

Leave a Reply