Labi në përkrahje të 2 Ton: Dikur nuk e merrnin në mbrëmje sepse nuk ia dinin rëndësinë

0
82

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, deri më tani ka përkrahur thuajse çdo artist për të cilin mendonte se ka talent.

Ai këtë herë ka bërë një shkrim për reperin 2 Ton, për të cilin thekson se në fillim nuk e mirrnin as nëpër mbrëmje pasi nuk ia dinin rëndësinë.

Labi shton më tej se Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka thyer tashmë të gjitha tabutë e zhanrit në të cilin interpreton.

 Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Ky ferizajlia ynë që dikur nuk e mirrnin nëpër mbrëmje sepse nuk ia dinin rëndësinë.

Tani e kanë lutur që t’iu këndojë nëpër mbrëmje i cili theu të gjitha tabutë e këtij zhanri. Super këngë e super suksese vëlla. Sukseset regjistrohen dhe dhurohen nga Zoti dhe puna, e jo nga Labi apo ai e ky”.

Kemi folur me qindra herë si me ty si me shumë të rinj. Shumë herë më kanë thënë: përse po e përkrah atë apo këtë, por ua kam thënë se njeriu pa njeriun nuk mund të jetojë dhe atij që punës ia bën hyzmetin veç dorën ia jep, e jo ta urresh apo ta shikosh për me ia humb punën. Shyqyr Zotit ka për të gjithë.

Vazhdo vëllai im”.

Leave a Reply