“Kosova nuk është Serbi”, pas veprimit që çmendi serbët, Dua Lipa “rregullon” marrëdhëniet me shtetin fqinj

0
100

Në korrik të këtij viti nisi një peticion online, ku kompanisë së madhe Apple i kërkohej që të rikthente Kosovën në hartën e saj dhe të vendoste kufirin mes Kosovës e Serbisë.

Linja që shënonte kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ ishte e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Për këtë çështje, në llogarinë e saj në Instagram, Dua publikoi flamurin autokton të vendit, i cili tërboi Serbët pasi u ngrit në mes të Beogradit në 14 tetor 2014, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Krahas fotos, ajo shkroi edhe shpjegimin e fjalës “autokton” duke na e bërë zemrën mal!

Ky postim i Duas çmendi serbët dhe ngriti debate të mëdha, por duket se tashmë gjakërat janë qetësuar.

Këngëtarja shqiptare po bëhet gati për një koncert virtual dhe mes vendeve të tjera, ka ftuar edhe Serbinë të porosisë një biletë e të ndjekë Duan.

Pra, në njëfarë mënyre është bërë “paqe” pas një zhurme të madhe.

“Biletat e koncertit janë tani në dispozicion edhe për Hungarinë, Republikën Çeke, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë! Porosit tuajën!”- shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.

Ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”.

Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë.

Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Leave a Reply