Klea Huta dhe Elgit Doda japin lajmin e mirë

0
269

Elgiti dhe Klea janë pa dyshim një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë,pa dasmë.Familjes së re i është shtuar këtë vit një bukurosh i vogël që quhet Kridi.

Klea ka treguar gjatë intervistave të saj, që asgjë s’ka ndryshuar në marrëdhënien e saj me Elgiti, veçse dashuria e tyre është shtuar më shumë.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, çifti ka bërë me dije se po krijojnë një këngë me alfabetin e gjuhës shqipe. Kjo këngë pritet të dalë së shpejti, ndërkohë që Klea dhe Elgiti kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një sekuencë të shkurtër.

Mesa duket, çifti duan që të lënë gjurmë tek fëmijët të cilët mund të mësojnë alfabetin nëpërmjet këngës së tyre, një gjetje e bukur kjo.

Në “Pardon My French” në “Top Albania Radio”, Klea ka pohuar se pavarsisht dëshirës për një tjetër fëmijë ajo nuk është gati duke kujtuar stresin post partum që ka patur pas lindjes së Kridit.

Leave a Reply