Kirsten Dunst njofton se po bëhet nënë për herë të dytë në një fotosesion të realizuar për revistën W

0
313

Aktorja e popullarizuar amerikane, Kirsten Dunst, po bëhet nënë për herë të dytë.

Artistja dhe bashkëshorti i saj, aktori Jesse Plemons, janë sërish në pritje të një fëmije, gjersa është zbuluar në një fotosesion të Kirsten për revistën W.

Dunst dhe ylli i “Breaking Bad”, 32 vjeçar, u fejuan në janar të vitit 2017.

Kirsten Dunst (Foto: W)

Ata u bënë prindër të një djali të quajtur, Ennis, në maj të vitit 2019 që tanimë bëhet dy vjet.

Çifti ndërkohë kanë filluar takimet që nga viti 2016 gjatë xhirimeve të “Fargo”.

Kirsten Dunst (Foto: W)

Në setin e ri fotografik, Kirsten ka vënë në fokus barkun e rrumbullakosur në një fustan rrjetë të bardhë.

Ata shprehën tejet të lumtur e të ngazëllyer për ardhjen e fëmijës së dytë, të cilët nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës akoma. /Telegrafi/

Kirsten Dunst (Foto: W)

Leave a Reply