Kida sjell poza tërheqëse nga studio muzikore (FOTO)

0
50

Kida erdhi atraktive me foto nga studio muzikore, ku po punon për këngët e reja.

Kida është një nga emrat më aktiv të skenës muzikore shqiptare, këngët e të cilës priten shumë mirë në publik.

Projekti më i suksesshëm i Kidës gjatë këtij viti ishte “Edhe sa”, të cilin e publikoi tre muaj më parë.

Tashmë, artistja është mobilizuar në studio muzikore, ku po punon për projektet e reja, të cilat fansat do të jenë në gjendje t’i dëgjojnë shumë shpejt.

Por, derisa punon në studio, Kida gjen kohë edhe për të realizuar fotografi të reja, disa prej të cilave i postoi së fundi në Instagram dhe duket tejet joshëse.

Leave a Reply