Këngëtarja shqiptare e thotë troç! Ka një problem ‘të madh’ me të dashurin që s’e duron dot…

0
55

E njohur për performancën në Kënga Magjike 2019 me këngën “Bosh”, Marjona Metohu ka qenë e ftuar në “Glamour Zone”, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve pikante të moderatores, Ester Bylyku.

E pyetur për difektet më të mëdha të të dashurit, këngëtarja ka folur troç, duke u treguar e sinqertë. Përveç gënjeshtrave të vogla, Marjona Metohu ka rrëfyer se i dashuri gërhet kur flen gjumë, dhe kjo gjë e bezdis pak.

Ester BylykuMë thuaj tre difekte të partnerit tënd. Tre gjëra që ty nuk të pëlqejnë tek ai.

Marjona Metohu: Këto gënjeshtrat e vogla “erdha për pesë minuta” dhe vonohet nga 1-2 orë.  Ndonjëherë sinqeriteti i tepruar, që prish punë dhe unë i them të lutem, mundohu të jesh ndryshe, dhe së treti gërrhet pak kur fle…më bezdis zhurma.

Leave a Reply