Kënga Magjike bën sërisht bashkë Soni Malajn dhe Flor Mumajesin

0
405

Festivali Kënga Magjike i ka falur muzikës shqiptare disa nga këngët më të bukura e pa dyshim e tillë është dhe balada “Fluturimi 3470” e Flor Mumajesit dhe Soni Malës.

Eshtë pikërisht kjo këngë që konfirmoi lidhjen e dy artistëve që u shoqërua me një puthje në skenë. Ajo romancë nuk zgjati shumë dhe çifti u nda por mesa duket këtë vit kanë vendosur të bashkëpunojnë sërisht në rrethna të tjera.

Soni ka ndarë me ndjeksit që këtë vit kënga pjesëmarrse në Këngën Magjike do të titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur labeli Three Dots dhe veçanërisht Bruno, një nga miqtë e Florit.

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots.” ështëe shprehur ajo.

Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”

Soni merr pjesë për herë të nëntë në këtë festival dhe është vlerësuar me shumë çmime.

Leave a Reply