Kënga e re e Loredanës kushtuar policisë, skandaleve dhe vëllezërve problematikë!

0
370

Reperja e njohur, Loredana, edhe pse është akoma në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj profesionale dhe private, duket se reperja ka nxjerrë në pah faktin se është emër i lakuar, shumë i suksesshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë në këngën e saj “Rockstar”.

Kur vozis natën në bllokun tim
Edhe policët ndalojnë për një moment
Sepse dukem si një yll roku
Zyrtar, a ka ndonjë problem? (Hë?)
Unë nuk pashë (shih) asgjë, nuk thashë asgjë (jo, jo). Çdo polic e di që unë jam Lori
Megjithatë më trajto sikur emri im është Toni

Gjithashtu, këtë herë në këngë ka përmendur edhe vëllezërit e saj, duke thënë se nuk u trembet prangave sepse ata i ka me vete.

Vëllezërit e reperes njihen në mediat zvicerane si problematikë, madje njëri prej tyre është dënuar 73 herë për vjedhje sipas emisionit “20 min.ch”,

Ata flasin, por unë e kuptoj vetëm stacionin
Vesh vetëm pranga nga Ferragamo (Haha)
Unë i kam vëllezërit me vete, sillni menaxherin tuaj me vete
Vish syzet e diellit, shpresoj të mos më njohin
Raport i ri për shtyp, një tjetër skandal
Por unë nuk bëhem më mirë, sepse nuk më intereson

Reperja ka rrëfyer në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me ish-bashkëshortin e saj, Mozzik.

Loredana është rikthyer fuqishëm dhe është gati të bëjë namin, ku në natyrën e saj është edhe kënga e re dhe e dytë e albumit. Ky projekt u publikua mesnatën e së enjtes dhe titullohet “Rockstar”.

Kënga më e re e Loredanës “RockStar”

Leave a Reply