Kapërcimi i madh i Fifit, nga mbipesha në një vajzë joshëse

0
514

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raci, e njohur si Fifi, po vazhdon t’i mahnitë fansat me pamjen e saj të re.

Artistja brenda një kohe shumë të shkurtër arriti t’i heqë dhjetëra kilogramë, që e bën të duket edhe më seksi.  Për disa muaj, ajo ka arritur që t’i humbas 25 kg nga pesha e saj trupore. Fifi tani ka vetëm 69 kilogramë.

Ajo madje u ka treguar ndjekësve se pse ka dashur ta bëjë këtë ndryshim në format e trupit të saj.

“Sqarim për herë të fundit dhe më nuk flas për këtë çështje. Nuk jam dobësuar për me u duk mirë. Kam hequr kilogramë për shkak të problemit që kam me shtyllën kurrizore për shkak të mbipeshës. Kam mbajtur super diet për gjashtë muaj. Nuk jam dobësuar shpejt, por avash avash dhe sigurt që mos t’i shtoj më. Tani dua të heq dhe 5 -6 kile aq. Sepse e kam të nevojshme. Faleminderit”, u është përgjigjur Fifi.

26-vjeçarja i ka mahnitur fansat në një foto të postuar në rrjetet sociale, të cilën mund ta shihni poshtë tekstit.

Fifi pak ditë më parë lansoi këngën e re “Mbi dozë” që e solli në bashkëpunim me Bllekin. /Express/

Leave a Reply