“Kam qenë në spital psikiatrik në moshën 19-vjeçare”, Monika flet për betejën e saj me ankthin

0
328

Dy banorët e shtëpisë së famshme të Shqipërisë – “Big Brother Albania VIP”, aktorja Monika Lubonja dhe këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me nofkën ‘Fifi’ vendosen para pak ditësh të luajnë një lojë.

Ato inskenuan debate të ashpra mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë, teksa aktruan sikur ishin në konflikt me njëra – tjetrën.

Kjo lojë pati pasoja tek banorët e tjerë, një ndër më të lënduarit nga ky ‘sherr i sajuar’ i dy banorëve ka qenë Semi, e cila ka përjetuar një krizë ankthi gjatë një debati me Fifin, e cila mbante gjatë gjithë kohës një shkop druri.

Kjo gjë e ka prekur Semin, e cila nuk është ndjerë mirë as gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “BBV” dhe kur është hapur ky diskutim ka “shpërthyer” në lot. Si pjesë e lojës, edhe Monika është kritikuar nga banorët.

Duke u nisur nga e gjithë situata e krijuar, Monika ka “hapur zemrën” dhe ka treguar një moment aspak të lehtë nga jeta e saj, duke thënë se edhe ajo vuan nga ankthi.

‘’Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare. Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’,- i tha ajo Semit.

Leave a Reply