“Kam frikë edhe të flas”, Atdheu sqaron njëherë raportin me Bora Zemanin

0
348

Në media rozë është përfolur gjatë për një romancë të mundshme mes ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdheut dhe moderatores Bora Zemani.

Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.

Edhe pse dyshja e kanë mohuar, nuk i kanë shpëtuar aludimeve të publikut.

Së fundmi, Atdheu ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën” ku dhe është pyetur për këtë temë.

“Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Ai shtoi se nuk ka frikë nga dikush, por do që kjo histori të mos përflitet më.

“Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet por vazhduan shumë”, tha Atdheu.

Duket se raporti i tyre është ftohur goxha pas këtyre thashethemeve, pasi ata as nuk ndiqen më në Instagram.

Leave a Reply