“Kam ëndërruar për këtë”/ Dua Lipa njofton lançimin e platformës ‘Service95’

0
296

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka njoftuar lançimin e platformës ‘Service95’. Një faqe interneti që do të ftojë fansat në botën e saj.

“Kam ëndërruar për këtë për kaq shumë kohë,”– tha këngëtarja për Vogue ekskluzivisht për platformën e saj të ardhshme të jetesës. 

“Është një hobi im masiv, gjithmonë kam bërë lista me detyrim për gjithçka: vendet e mia të preferuara për të ngrënë, vendet e mia të preferuara për të qëndruar’-shtoi Lipa.

Në fakt, kjo është pikërisht ajo që Dua po bën me Service95, një buletin javor me rekomandime të kuruara personalisht nga vetë ylli i muzikës pop, nga hoteli i saj i preferuar në Paris e deri tek lista e këngëve që ajo bën për t’u dëgjuar gjatë rrugës për në shtëpi.

“Të gjithë miqtë dhe familja ime, kudo që udhëtojnë në botë edhe nëse janë atje vetëm për një natë do të më dërgojnë mesazhe për të pyetur se çfarë duhet të bëjnë. Unë do të jem personi i tyre i kërkuar për rekomandime.” – tha këngëtarja.

Service95 do t’u lejojë atyre që janë jashtë rrethit të brendshëm të Duas të kenë të njëjtat njohuri si ajo.

Leave a Reply