“Ka mbaruar…”, si i zbuti fjalët Donaldi pas takimit dhe puthjes me Bora Zemanin

0
151

Historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen, shkruan Express.

Tash e disa ditë, Donald Veshaj ka folur pa doreza me banorët e Big Brother Vip, lidhur me raportin e tij me moderatoren e njohur, Bora Zemanin. Ata janë ndarë tash e tetë muaj.

Në fillim të emisionit, Donaldi tha se Borën e ka dashur me gjithë shpirt, por se tash duhet pranuar gjërat ashtu siç janë, duke shtuar se gjatë gjithë lidhjes i kanë bërë keq njëri-tjetrit.

Ai zbuloi edhe një bisedë që kishte bërë me Borën para se të futej në “Për’puthen”.

“Kam respekt për atë vajzë. Unë jam i turbullt për momentin këtu brenda nuk mundem. Historia është shumë e bukur por jo e vertetë. Nuk e di. Këtu Brenda nuk e zgjedh. Është vajza që unë kam dashur me gjithë shpirt, e them vërtetë, kur mbarojnë gjërat mbarojnë.

Më vjen inat për disa gjëra, unë jam investuar shumë dhe kam qenë’ all in’ në atë marrëdhënie ndonjëherë me vjen keq për veten ime për atë, ndoshta kemi humbur kohë me njëri tjetrin. Unë i fola gjërat hapur, por gjërat janë të ndërlikuara nuk janë një fjalë goje. Sepse atëherë ma bëri pyetjen Fifi. Edhe kur më ka pyetur Paloma jam përgjigjur. Gjërat duhet pranohen siç janë. Gjatë gjithë lidhjes sonë ne i kemi bërë keq njëri-tjetrit”, tha Donaldi.

Nuk vanoi shumë nga kjo deklaratë e Donaldit, e moderatorja Arbana Osmani njoftoi se pikërisht Bora ka ardhur në shtëpi për të takuar dikë. Kur e dëgjoi këtë lajm, Donaldin e kapi panika.

Por, kur e mori vesh se Bora po takonte Semin, duket se u mërzit pak.

Pasi dy shoqet përfunduan takimin, Arbana e pyeti Donaldin nëse do të donte ta takonte.

I njëjti duke qeshur tha se po, ndonëse ishte pothuajse i sigurt se Bora s’do të pranonte të takohej.

Në fund, të dy thanë po dhe u takuan te “hapësira e surprizave”, ku Donaldi shkoi me një trëndafil të bardhë. Dyshja menjëherë u përqafuan e filluan të flisnin.

Bora i tregoi se e ndjek 24 orë, derisa Donaldi thoshte se është ende i turbullt. Gjatë gjithë kësaj kohe, banorët që ishin brenda brohorisnin “puthe, puthe, puthe”.

Më pas, ata edhe u puthën, puthje të cilën Donaldi e quajti “shoqërore”.

Ai pastaj e pyeti Borën edhe nëse e do, e cila shprehi habi për pyetjen që iu bë.

“Çfarë pyetje”, tha Bora e habitur.

Në fund krejt, ata u pajtuan që të vazhdojnë bisedën pas daljes së Donaldit nga Big Brother Vip.

Bora, e cila është aktive shumë në Instagram, ende s’ka reaguar lidhur me gjithë situatën që ndodhi mbrëmë. Mbetet të shihet nëse dyshja, do të ribashkohen sërish.

Ata kanë qenë të lidhur për 2 vjet e gjashtë muaj.

Leave a Reply