Ka folur vetëm për lidhjen me Bojken Lako/ Deklarata e papritur e Semit, kush është djali që e pret sapo të dalë nga “Big Brother VIP”?

0
298

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka folur vetëm për lidhjen e saj me ish-partnerin, Bojken Lako. Por mesa duket ka dikë jashtë shtëpisë për të cilin ka simpati.

Një gjë të tillë ka pranuar ajo vetë gjatë një bisede me Einxhelin dhe ka thënë se ka pak kohë që e njeh personin në fjalë dhe nuk e di si do jenë gjërat kur ajo të dalë.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Bye Iliri, ke një rrugë të gjatë se harrova ta them, e ka parë në filxhan. Vetëm aq duad he “I’m done, I can go happy” (kam mbaruar punë, mund të jem e lumtur).

Semi: Ke dikë që është duke pritur aty jashtë?

Einxhel: Jo.

Semi: Dikush këtu?

Einxhel: Jo.

Biseda mes vajzave ka vazhduar, ndërsa Semi ka treguar për personin në fjalë.

“E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh”, tha Semi.

Ndërkohë, Einxhel i ka thënë se ajo do të bëjë më të mirën dhe nëse ai është i zgjuar dhe një njeri i kirë, do e ketë parë siç duhet Semin.

Leave a Reply