Jonida Vokshi tregon arsyet pse mërzitej me partnerin: Vajza pushonte së qari vetëm në krahët e tij

0
513

E ftuar në ‘Në kurthin e Piterpan-it’, aktroja simpatike Jonida Vokshi ka ndarë me publikun ca momente të vështira që çdo nënë e re i kalon.

Ajo ka treguar rastet ku dhe ka qarë e vetme në dhomë pasi nuk ka qenë e sigurtë nëse po e bënte si duhet rolin e nënës.

Të qenurit një nënë e re me një fëmjë aq të vogël në krahët e saj, frika e një qenieje aq të brishtë, shoqëruar pastaj me pikëpyetje të tjera kanë qenë të pranishme edhe te Jonida, e cila shpeshherë është ndier keq përballë sfidave të natyrshme të paslindjes.

‘Inatin’ e kishte edhe me bashkëshortin që gjatë kësaj kohe kishtë lexuar në heshtje dhe kishte mësuar disa “truke” të vogla se si duhet të mbahej fëmija kur kishte dhimbje barku, si duhej qetësuar kur qante shumë etj duke rezultuar shumë efikase për Emin.

Jonida tregon që në momentet kur Emi qante kur e mbante ajo në krahë dhe pushonte kur e merrte Besniku atëherë mbyllej në dhomë e qante me orë të tëra.

“Ngaqë Emi nuk qante me Besnikun dhe qante me mua dhe ngaqë të gjithë të afërmit kishin vënë re që Besniku e qetësonte, më bëri të ndihesha keq. U futa në dhomën time dhe qava një orë…” – u tha Jonida fëmijëve, por tani nuk ka më frikë, sepse është mësuar, madje mund të luaj më shumë me mua sesa me të atin.

Leave a Reply